Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha në zonën malore të fshatit Mbreshtan të Beratit.

Një shkarkim rrufeje në një nga shtyllat e tensionit të lartë, ka shkaktuar edhe vatrën e parë të zjarrit, e cila është përhapur me shpejtësi drejt zonës malore me pisha.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se shtylla është shkrumbuar plotësisht ndërsa zjarri ka nisur nga shkëputja e telave të tensionit të lartë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me pisha shekullore. Djegia e shtyllës së tensionit të lartë ka lënë pa drita fshatin Mbreshtan, deri në riparimin dhe zëvendësimin e shtyllës nga stafi i elektriçistëve të OSHEE-së, që raportohet se janë nisur drejt zonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: