Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në Bushkash, në Njësinë Administrative Ulëz, Bashkia Mat.

Flakët kanë përfshirë edhe varrezat e fshatit, ndërsa në afërsi ndodhen banesa, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarrit.

Drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe punonjës të Bashkisë Mat dhe banorë të zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb