KAPSHTICË

Qytetarët po presin më shumë se 7 orë në pikën kufitare të Kapshticës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Neës 24” e “Balkanëeb” se deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mes pales shqiptare dhe asaj greke.

Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet sonte, qytetarët shqiptarë duhet të presin deri në mëngjes. Ata kanë disa ditë që janë bllokuar në Kapshticë.

Ndërsa, për situatën në të cilën gjenden, qytetarët kanë folur ekskluzivisht për mikrofonin e “Neës 24”, duke deklaruar se kanë kohë që presin.

Qytetarja 1: Problemi është tek tamponi se mos na skadon. Udhëtoj me autobus. Udhëtimi është i vështirë, por ne duam vetëm të ikim. Do donim që të ikim sa më shpejt, normale.

Qytetari 2: Kishte radhë të makinave në Kapshticë. Politikanët të shikojnë edhe hallin tonë. Shumë situatë e rëndë është. Njëherë me punë jemi, njëherë pa punë. Cfarë do bëjmë. Së paku të na lënë të kalojmë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb