Senatori republikan John McCain ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Një mesazh ngushëllimi e ka bërë dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Ky i fundit e konsideron një heroi inspirues që luftoi për lirinë si dhe një mik të madh të shqiptarëve. Sipas Bushatit, McCain kishte prioritet interesin e popullit.

“Sot mbajmë zi për ndarjen nga jeta të heroit frymëzues amerikan që luftoi për lirinë. Një mik i madh i popullit shqiptar, John McCain ishte shembull i pasjes prioritet të interesit publik dhe mbrojtjes së tij pa frikë. Ngushëllime për familjarët dhe të dashurit,” shkruan Bushati në një status në Twitter.

McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij e shtypit. McCain ishte senator për tre dekada dhe ishte diagnostifikuar me kancer në tru që në korrik të vitit 2017.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: