Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit ka ndërruar jetë sot rreth orës 15:00. Gazetari Erjon Skëndaj ka qenë pranë shtëpisë së saj në Laprakë, ku fillimisht ka qëndruar një ambulancë e urgjencës kombëtare me një personel mjekësor.

Ata kanë thënë për gazetarin Skëndaj se Nexhmije Hoxha ka vdekur rreth orës 15:00. “Nuk ka informacion se ka pasur sëmundshmëri. Vdekja mendohet se ka ardhur për shkaqe natyrale”, raportoi Skëndaj për “BalkanWeb”, duke shtuar se në vend ndodheshin pak familjarë.

Ndërkohë më pas trupi i pajetë e 99-vjeçares është dërguar pranë agjencisë së funeraleve ku do të zhvillohet ceremonia mortore. Hoxha do të përcillet nesër në mesditë në banesën e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb