LIBRAZHD– Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Librazhd, ku një punonjës i një firme u aksidentua për vdekje teksa ra në kontakt me energjinë, policia ka arrestuar tre persona.

Burime zyrtare thanë se në pranga ranë Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek të Pogradecit, Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, (punëtor) dhe Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dy ditë më parë në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec. Aktualisht janë duke u kryer punime në një segment ku ka patur dëmtime të rrugës si pasojë e rrëshqitjes së tokës, ndërsa i riu fatkeqësisht ra në kontakt me rrjetin elektrik të nëntokës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: