FIFA provon të mbyllë përfundimisht çështjen gjyqësore që ka ndjekur vdekjen tragjike të Emilianos Salas. Për çështjen, ka folur sot Komisioni i Lojtarëve u qeverisë botërore të futbollit, që merret me statusin e atletëve. Kardifi duhet t’i pagujë 6 milionë euro Nantës dhe jo të gjithë shumën, pra rreth 1/3-ën e shumës totale prej 17 milionë eurosh që klubet patë rënë dakort për të transferuar argjentinasin nga Franca në Uells.

Nanta, skuadra ku Sala luante deri përpara aksidentit tragjik të janarit të shkuar, kishte kërkuar nga Kardifi, që bleu 29-vjeçarin, të paguante të githë shumën e transferimit. Por uellsianët refuzuan pasi Sala vdiq teksa po udhëtonte drejt ishullit, kur avioni “Piper” i cili ishte marrë me qera, ra në La Mansh.

Vendimi i FIFA-s erdhi pas shqyrtimit të rrethanave specifike dhe të rralla të kësaj situate tragjike, por beteja gjyqësore ende nuk ka përfunduar. Të dyja klubet kanë vendosur të ankimojnë në KAS të Lozanës. Por ndërsa klubet vijojnë sherrin për paratë, ende nuk janë zbuluar arsyet e vdekjes së një djali vetëm 29-vjeç.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb