Emisioni ”Shqiptarët për Shqiptarët” rinisi sot në orën 21.00 të ndryshuar jetët e shqiptarëve në nevojë, në mbarë trevat shqiptare. Ola, Elvisi dhe Sidrit kanë i gozhduar para ekranit sërish shqiptarët për tu dhënë shprese të pamundurve.

Në nisje të emisionit, Elvis Naçi ka prekur spektatorët pasi foli për babain e tij, i cili ka ndërruar jetë pasi kishte kaluar një periudhë të gjatë i sëmurë. “Kur shkojnë në shtëpi thotë Elvisi, edhe pse i sëmurë dhe lëngonte nga sëmundja ai më thoshte: ndihmojë këtë rast bir, më ka prekur  shumë.

Gëzonte si fëmijë kur i shikonte rastet e mbyllura, lumturohej, nuk e kam më, por sot jemi më të fortë e më shumë për hallet e shqiptarëve. Babai gjithmonë më kërkonte të ndihmoja të varfërit të në lagjen ku banonte me mua” tha Elvisi në nisje të emisionit.

Gjithashtu Elvis Naçi tha se vendosi ta vijojë emisionin si dhe të vazhdojë veprat e mira edhe për shpirtin e të atit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb