Një ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Korçë, ku punëtori 35-vjeçar Elvis Josifi humbi jetën në vendin e punës, avokati i 67-vjeçarit të arrestuar, Flamur Palla, ka treguar shkakun e aksidentit.

Duke folur për media, avokati Esmerald Xhafa tregon si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë të kryejë hetimet e plota.

Deklarata e avokatit të përgjegjësit të firmës:
Persa i perket ngjarjes se djeshme ka rezultuar se tek pompa e vijes se betonit(presa)eshte shkeputur nje pjese e krahut,i cili ben komandimin e preses sipas lartesise,nje pjese metalike e cila e ka bere te pamundur kontrollin e krahut te preses qe hedh betonin ne lidhje me pozicionin pasi si makineri ajo ështe nje makineri qe komandohet ne diatance,nepetmjet pultit te komandimit qe e perdor manovratori.

Duke u shkeputur kjo pjese manovratori e ka patur te pamundur qe te beje komandimin e preses dhe kjo ka sjelle renien e preses ne gjendje te lire deri ne pozicioninqe ajo ka ndaluar ku ishte pjesa e shtruar e hekurave qe do hidhej betoni. Si rezultat i kesaj ka humbur jeten nje puntor i cili mbante tubin e preses.

-Nderkohe sipas avokatirlt dy te ndaluarit nuk kane pergjegjesi per ngjarjen per me teprr qe konkluzionet e ekspertizes nuk kane dale ende,ai kerkon prokurorise te beje hetime te plota qe te mos vihemi perballe faktit te arrestimit te njerzve pa prova. Une mendoj se keto arrestime jane bere duke shfrytezuar ndjeshmerine,te gjithe jemi koshiente qe nje person ka humbur jeten por kurrsesi nuk mund te arrestohet tekniku i kantierit dhe manivratori.

Pergjegjesine duhet te nxjere prokuroria mbasi te dale dhe nje akt ekspertimi ne lidhje me vendin e ngjarjes te behet dhe ekspertimi i automjetit. Automjetei ka qene i koaluduar persa i perket anes se dokumentacionit ka qene ne dokumentacion te rregullt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb