Roland Michaud, fotografi i njohur francez, i cili ka lënë fotografi të mrekullueshme të Afganistanit para luftës, vdiq sot në moshën 89-vjeçare, njoftoi editori i tij ”Nevicata”.

Duke formuar një çift të pandashëm dhe piktoresk me bashkëshorten Sabrina, ai u nis për një aventurë, duke përdorur të gjitha mjetet e transportit për të udhëtuar dhe fotografuar së bashku botën për gati 60 vjet, Indinë, Kinën, Etiopinë, Afganistanin…

Një nga setet e tij të fotografive ka bërë turin e botës: “Njeriu me trëndafil”, një portret i mrekullueshëm i një plaku afgan me një fytyrë mbushur me rrudha të thella dhe me një turban të kaltër në kokë duke mbajtur bukur një trëndafil në dorën e tij të rrudhur.

Lindur në Clermont-Ferrand, Roland Michaud publikoi në seri reportazhesh mbi Afganistanin në vitet ’60, para se ky vend i Azisë Qendrore të ishte zhytur në luftë civile pas ndërhyrjes sovjetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb