Aktori Gorden Kaye, është shuar sot në moshën 75-vjeçare. Gorden Kaye njihet nga të gjithë për rolin e tij në serialin e BBC ‘Allo’ Allo.

‘Daily Mail’ shkruan se ai ndërroi jetë në një shtëpi pleqsh këtë mëngjes, pohoi ish-agjenti i aktorit.

Në serialin e njohur, Kaye ka luajtur rolin e pronarit të kafenesë në të gjitha 84 episodet.

Njëherësh, ai e ka luajtur rolin e Rene në 1.200 paraqitje skenike të shfaqjes së bazuar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, në Francën e okupuar nga Gjermania. Komedia, e shkruar nga David Croft dhe Jeremy Lloyd, u bë e famshme në të gjithë botën. Roli i tij i fundit ishte në “Revolver” në ekranin e BBC në vitin 2004.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: