BERLIN– Ish-mbrojtësi i njohur bullgar, Trifon Ivanov vdiq në moshën 50-vjeçare, njoftoi sot Federata Bullgare e Futbollit (BFU).

Ivanov ishte pjesë e ekipit kombëtar bullgar të futbollit që arriti deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës të vitit 1994 dhe u shndërrua në një hero mes tifozëve për shkak të flokëve të gjata, mjekrrës dhe lojës së ashpër.

“Trifon Ivanov do të mbetet në historinë e futbollit bullgar si një nga mbrojtësit mët të mirë”, tha BFU në një deklaratë pa dhënë shkakun e vdekjes.

Ivanov luajti 77 ndeshje për Bullgarinë dhe fitoi kampionatet kombëtare respektive me CSKA-në e Sofjes dhe Rapidin e Vjenës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: