Ish-kreu i shtetit argjentinas Fernando de la Rua i cili u evakua me helikopter nga pallati presidencial gjatë krizës ekonomike të vitit 2001 vdiq ditën e djeshme në Buenos Aires në moshën 81 vjeçare, shkruan AFP.

“Ndaj dhimbjen me familjen e tij,” tha Presidenti Mauricio Macri. “Udhëtimi i tij demokratik meriton njohje nga të gjithë argjentinasit”.

De la Rua, që shërbeu nga viti 1999 deri në vitin 2001, vdiq të martën në mëngjes në një klinikë në kryeqytet ku ishte shtruar për shkak të problemeve me zemrën dhe veshkat, raportojnë mediat lokale.

Presidenca e tij e shkurtër ishte e zhytur nga kriza ekonomike që kishte mbërthyer Argjentinën, një rënie e rëndë ekonomike që shkaktoi trazira bankare dhe trazira vdekjeprurëse në rrugë. Më shumë se 30 vetë u vranë në ato trazira.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb