Robert Downey Sr., kineasti njohur i filmit klasik përparimtar, si “Putney Swope” dhe “Greaser’s Palace”, vdiq sot në gjumë, në shtëpinë e tij në Nju Jork, njoftoi bashkëshortja e tij ekskluzivisht për “Daily News”.

Downey, i cili mbushi 85 muajin e kaluar dhe luftonte kundër sëmundjes së Parkinsonit, ka interpretuar gjithashtu edhe në filmat “Boogie Nights”, “Magnolia” dhe “To Live And Die in L.A.”

Regjisori, aktori, producenti dhe shkrimtari ishte bashkëshorti i autores bestseller Rosemary Rogers dhe babai i aktorit Robert Downey Jr.

“Natën e kaluar, babai vdiq i qetë ndërsa flinte, pasi duroi me vite shkatërrimet nga Parkinsoni”, shkroi Downey Jr. në një postim homazh në Instagram.

Downey Sr. arriti sukses të hershëm gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, si shkrimtar dhe regjisor i filmave të pavarur, që ofruan komente mbi epokën dhe kontribuan në lëvizjen e kundërkulturës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb