Një pjesëtar i forcave zjarrfikëse të New York-ut, i cili ndihmoi në evakuimin e mijëra njerëzve pas sulmeve terroriste në ‘Kullat Binjake’ në 11 shtator 2001, është ndarë nga jeta të premten pas një sëmundjeje të rëndë.
Thomas Phellan, 45 vjeçar është njëri nga heronjtë e shumtë i cili erdhi në qytet për të ndihmuar të prekurit nga ky sulm.
Sipas autoriteteve, Phelan vdiq të premten dhe është një nga mijëra viktimat e prekur nga kanceri që lidhet me sulmin 9/11.
Mijëra njerëz janë diagnostikuar me kancere të lidhura me sulmet e 11 shtatorit, sipas Qendrës të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.
Shumë prej diagnozave të kancerit besohet se kanë lidhje me shpërthimin e sulmeve për shkak të metaleve me të cilat përbëheshin Kullat.
Phelan punonte për “Curce linë” te Statujës së Lirisë, kur kullat binjake u goditën.
(da.xha/BalkanWeb)