Një diplomat i lartë britanik ka vdekur pas prekjes nga koronavirusi. Steven Dick, nënkryetar i misionit në ambasadën britanike në Budapest, ndërroi jetë të martën pasi u testua pozitiv për COVID-19.

Zyra e Jashtme tha se stafi ishte “thellësisht i trishtuar” nga vdekja e 37-vjeçarit dhe prindërit e tij thanë se ai kishte qenë “shumë i lumtur që përfaqësonte vendin jashtë shtetit”.

Në një deklaratë, Steven dhe Carol Dick thanë: “Stiveni ishte një djalë dhe nip shumë i dashur.

“Ai ishte i sjellshëm, me humor dhe bujar. Ishte ëndrra e tij për të punuar për Zyrën e Jashtme të Commonwealth dhe ai ishte shumë i lumtur që përfaqësonte vendin tonë jashtë shtetit. Ne jemi të shkatërruar nga humbja e tij”.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab e përshkroi zotin Dick si një “diplomat të përkushtuar”, i cili “kishte përfaqësuar vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh”.
“Ai do t’i mungojë të gjithëve atyre që e njohën dhe kanë punuar me të”, shtoi ai.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Hungari, Iain Lindsay, tha se ai kishte punuar me zotin Dick që nga tetori i kaluar.
Steven ishte një koleg dhe mik i dashur që kishte bërë një përshtypje të jashtëzakonshme në Hungari që nga ardhja e tij tetorin e kaluar me ngrohtësinë e tij personale dhe profesionalizmin e tij të shkëlqyeshëm dhe hungarishten e tij të shkëlqyer”, tha ai. “Do të na mungojë aq shumë”.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili po përcjell pandeminë koronavirus në të gjithë botën, në Hungari ka pasur 226 raste të konfirmuara dhe 10 vdekje.
Ka më shumë se 441,000 raste në të gjithë globin, me gati 20,000 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb