Jane Marczewski, një këngëtare e njohur me emrin artistik ‘Nightbirde’, e cila fitoi ndjekës të shumtë pasi ishte një konkurrente në “America’s Got Talent” të NBC-së, ka vdekur në moshën 31 vjeçare, pas një beteje me kancerin, konfirmoi familja e saj.

Marczewski luftoi me kancerin për katër vjet dhe vdiq më 19 shkurt, tha familja e saj.

Këngëtarja tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve pasi mbajti një audicion mahnitës vitin e kaluar në “America’s Got Talent”, duke performuar një këngë origjinale të quajtur “It’s OK”.
Gjatë performancës së saj, ajo u tregoi pjesëtarëve të jurisë se po luftonte me kancerin që i ishte përhapur në mushkëri, shpinë dhe mëlçi. Ajo i bëri përshtypje Simon Cowell-it me pozitivitetin dhe vendosmërinë e saj.“Nuk mund të prisni derisa jeta të mos jetë më e vështirë përpara se të vendosni të jeni të lumtur”, u kishe thënë ajo gjatë audicionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb