MUMBAI– Në Mumbai të Indisë, 33 persona kanë vdekur pasi kanë pirë pije alkoolike, e cila ka qenë e kontaminuar. Policia thotë se 18 persona kanë vdekur shumë shpejt pasi kishin konsumuar alkool në një lagje të varfër të Mumbait. Ndërkaq, sot kanë vdekur persona të tjerë.

Më shumë se 20 persona janë dërguar në spital.Policia është duke marrë në pyetje persona të cilët u kanë shitur këtyre personave këtë lloj alkooli, citon rel.

Vdekje të tilla në Indi janë të zakonshme, pasi shumica e njerëzve nuk kanë para për të pirë pije alkoolike të lincencuara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: