Christian Eriksen po stërvitet i vetëm, pas ndarjes me skuadrën e Interit. Danezi pësoi një arrest kardiak gjatë Evropianit dhe u shpëtua në minutat e fundit nga stafi dhe shokët. Mesfushori ka folur rreth kësaj teme, por nuk mungon pozitiviteti në rrëfimin e tij.

“Ishte diçka e bukur pasi njerëzit më shkruanin shumë. Kur isha në spital ata vazhdonin të më dërgonin lule. Kjo ishte e çuditshme sepse nuk e prisja që njerëzit të dërgonin lule vetëm sepse kisha ndërruar jetë për 5 minuta. Gjithsesi, ishte diçka shumë e bukur dhe dua t’i falënderoj të gjithë.”

Eriksen tashmë është pa skuadër pasi ndërpreu kontratën me Interin, për shkak se qeveria nuk e lejoi të luante në Itali me një aparat frymëmarrjeje në trup.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb