Ishte e qartë që në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale në Tiranë, ashtu si edhe në çdo Shoqatë tjetër, FSHF abuzoi me listat, abuzoi me mënyrën e votimit duke e bërë praktikisht “nul”, të pa ligjshëm çdo vendim që u morën në këto Shoqata.

Në cilësinë e aksionerit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, me këtë të fundit që i ka dhënë të drejtë pikërisht Erjon Veliajt duke hedhur poshtë të gjithë vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë.

Gjykata e Tiranës rrëzoi vendimet dhe pretendimet e FSHF-ës duke regjistruar Eduard Prodanin, i cili kandidoi për postin e kryetarit.

Ky vendim i dhënë nga Gjykata e Tiranës tregon qartë se FSHF ka manipuluar këtë proces, jo vetëm në Tiranë, duke bërë që në Asamblenë e 2 marsit të shkojnë përfaqësues jo ligjor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb