Kryetari i Njësisë Bashkiake Nr.2 dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Florian Pullazi, i ftuar në studion e News24, foli për situatën në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt nga SPAK.
Pullazi tha se edhe pse Veliaj është në qeli, puna në bashki ka vijuar normalisht.
Florian Pullazi: Edhe pse kryebashkiaku Erion Veliaj është në burg, puna në Bashkinë e Tiranës ka vazhduar. Nuk ka problematikë në punët që bëhen përditë në bashki. Është anormale që kryetari i Bashkisë së Tiranës, zgjedhur nga qytetarët me votë ndodhet në qeli.
Çdo sektor i Bashkisë së Tiranës punon normalisht. PS e ka mbështetur SPAK pa kushte. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani është në krye të punëve. Edhe kryeministri i ka dedikuar kohë situatës, duke qenë se situata është anormale.
