Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike”.

Me rastin e festimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Tirana ka mikpritur aktivitete të shumta festive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb