Aktivisti Arben Kola ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 109-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar qëndrimet e qeverisë ndaj Kosovës dhe duke bërë thirrje për bashkim kombëtar.
Kola akuzoi Ramën se, sipas tij, ka dëmtuar interesat e Shqipërisë dhe se ka ndërhyrë edhe në çështjet që lidhen me Kosovën.
Aktivisti u bëri thirrje shqiptarëve në Kosovë që të mos mbështesin Ramën dhe kritikoi edhe Taulant Ballën.
Në vijim të fjalës së tij, ai bëri thirrje për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve dhe për bashkim kombëtar.
“Rama që ka marrë peng Shqipërinë, nuk i mjaftojë shkatërrimi dhe shitja e Shqipërisë por donte të shkatërrojë edhe Dardaninë. I ftoj të gjithë motrat në Dardani të bojkotojnë Ramën, Taulant Ballën me lotët e krokodilit. Janë antishqiptarë. Shqiptarë të Dardanisë jini krenarë për luftë e UCK, mos u mashtroni nga Rama. Aleati më i madh që keni janë shqiptarët e mirë dhe është koha për bashkim kombëtar. Të mendojmë sa më shpejt për bashkim kombëtar”, tha ai.
