Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu iu është bashkuar reagimeve në lidhje me dhënën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Në një intervistë për Euronews Albania Bregu dënoi sulmin ndaj Berishës.

“Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se dje Gert Shehu goditi me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha teksa ky i fundit ishte duke marshuar bashkë me Metën dhe simpatizantë të tjerë drejt Bulevardit. Pas këtij incidenti të rëndë truprojat e Berishës ndërhynë, bashkë me simpatizantët e tij, duke e gjakosur agresorin. Tashmë i riu ndodhet në spitalin e Traumës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb