FIER
Saimir Tahiri do të vuajë dënimin brenda këtyre qelive. Pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burgim për shpërdorim detyre, ish-ministri u transferua në burgun e Fierit. Atij do t’i lejohet të ketë vetem 4 vizita në muaj.
I rikonstruktuar në vitin 2014, burgu i Fierit njihet si vendi ku janë izoluar bashkëpunëtorët e drejtësisë. Institucioni i sigurisë së zakonshme ka një kapacitet prej 870 të burgosurish.
News24 ka qenë brenda ambienteve të ketij burgu ku veç hapsirave të mëdha të ajrosjes ka edhe zonave rekreative.
Sipas njoftimit në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme tëBurgjeve, në këtë burg zhvillohen aktivitete social- kulturore të shumëllojshme, aktivitete sportive në mjedise të posaçme të konceptuara për këtë qëllim, si dhe ushtrohen aktivitete fetare sipas llojit të besimit. Të paraburgosurve dhe dënuarve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale dhe kurse të formimit profesional.
Saimir Tahiri u përball për 5 vite me radhë me drejtesinë pas dyshimeve për lidhje me grupin kriminal Habilaj që trafikonte hashash nga Shqipëria drejt Italisë dhe në finale u dënua për shpëdorim detyre.
(BalkanWeb)
