Lufta e shpërthyer në Ukrainë ka bërë që në këtë vend të ndërpriten të gjithë aktivitet sportive. Kalendari i rezervonte Ukrainës një ndeshje shumë të rëndësishme, atë kundër Skocisë, e vlefshme për playoff e Botërorit.

Ndeshja ishte në program për tu zhvilluar më 24 mars në ‘Hampdem Park’ të Skocisë, por kjo sfidë nuk pritet të luhet. Sipas BBC, drejtuesit e federatës ukrainase i kanë kërkuar FIFA-s që kjo sfidë të shtyhet për në një tjetër datë. Kjo kërkesë e federatës ukrainase pritet të miratohet nga FIFA, është jashtë logjike që një ndeshje e tillë të luhet në këto momente, në këto kushte.

Gjithnjë sipas BBC me shumë mundësi kjo ndeshje do të luhet në qershor. Rrjedhimisht, pritet që edhe sfida tjetër të shtyhet, fituesi i çiftit Uells-Austri do të duhet të pres që fillimisht të luhet ndeshja Skoci-Ukrainë për të luajtur më pas finalen e fundit të playoff ku do të përcaktohet se cila nga këto katër skuadra do të shkoj në Katar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb