Vendimi i fundit i UEFA-s që i hoqi Rusisë, të drejtën për të organizuar finalen e Champions League në Shën Pjetërburg, duke e spostuar në Paris, nuk i ka lënë një shije të mirë drejtuesve lokal në Shën Pjetërburg, duke e konsideruar këtë një vendim të pastër politik:

“UEFA njoftoi zyrtarisht vendimin se finalja e Champions League do të spsotohet nga Shën Pjetërburgu në Paris. Jam shumë i zhgënjyer. Shën Pjetërburgu sot është një vend që mirëpret evenimente të mëdha, i kemi të gjitha resurset dhe infrastrukturën e duhur për të organizuar edhe Champions League.

Ky është një vendim i pastër politik, pavarësisht se përsëritet në mënyrë të vazhdueshme se politika duhet të qëndrojë larg sportit, sporti duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Ne kishim vendosur që të gjithë të ardhurat do ti investonim për të zhvilluar sportin e fëmijëve”, u shpreh Boris Piotrovsky, zëvendës guvernatori i Shën Pjetërburgut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb