Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka firmosur një vendim për të shtuar edhe emrin e motrës së saj, Pamela Qirko, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të përdorur një nga tre sallat VIP të aeroportit “Nënë Tereza”.

Vendimi është marrë në dhjetor të vitit të kaluar, por është botuar vetëm dje në Fletoren Zyrtare.

Në vendim thuhet se sallën B të VIP-ave të Aeroportit “Nënë Tereza” mund ta përdorin, përveç kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Ministrave, deputetëve dhe ish Presidentëve, edhe Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb