Pasi i drejtoi qytetarëve pyetjen cili do të ishte vendimi që do të merrnin nëse do të drejtonin për një ditë Ministrinë e Arsimit, dhe pasi pa prej orësh propozimet dhe sugjerimet Basha i ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij në Instagram duke zbuluar dhe sugjerimet e studentëve.

Kreu i PD thotë se ndër sugjerimet bie në sy anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është pika e parë në programin e PD. Po ashtu ai premton se do të punojë për financimin e shkollave dhe universiteteve për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze dhe më pas me paga më të larta në punë.

”Jam shumë i befasuar që btenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekëa të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjea se cili do të ishte vendimi i parë nëse do tju besohej posti i ministrit të Arsimit?

Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë. Sygjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten siç duhet për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta.

Falenderoj nga zemra që baahkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dje çeshtje të tjera që janë të rëndësishme për ju.”- thotë Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb