Pas vendimit për të hapur redaksinë e lajmeve në Nju Jork, News 24 do të zgjerohet edhe në Europë.
Bordi i televizionit News 24 ka vendosur që t’u vijë më pranë bashkatdhetarëve tanë në Londër të Anglisë, ku do të hapet edhe redaksia e re e informacionit.

Zëri i Diasporës në këtë vend do të ketë një dritare më shumë për t’u lidhur me vendin amë. Qyteti i Londrës është zgjedhur për arsyen se në këtë vend jeton një numër i madh shqiptarësh.

Bordi i News 24 fton gazetarët dhe teknikët të aplikojnë për tu bërë pjesë e redaksisë më të re të lajmeve në shqip në Londër. Aplikimet për News24 në redaksinë e Londrës mund të nisen në numrin e telefonit 00355684063826.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: