TIRANË

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ajo shkruan se është gjë e mirë që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar duke inkurajuar prokurorët të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar.

“Më vjen mirë që shikoj se drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja Kim.

Yuri Kim Tw
Yuri Kim Tw

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) e Shkallës së Parë, e dënoi Adriatik Llallën me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite të mos kryejë asnjë funksion publik.

Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë sot në fuqi vendimin dhe Llalla përfundimisht duhet të kryejë dënimin me 2 vite burg dhe të mos ushtrojë funksione publike si dhe iu sekuestruan disa pasuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb