Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur se vendimi i njoftuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi për mbylljen e shkollave për shkak të uljes së temperaturave, është një vendin që rëndon mbi prindërit shqiptarë.

Sipas Zhupës mbyllja e shkollave për mungesë të ngrohjes, jo vetëm që nxori në pah dështimin e kushteve minimale për ngrohje në shkolla, por ka vënë në vështirësi edhe prindërit.

Statusi:

Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përvec se nxorri në pah dështimin në krijimin e kushteve mininale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi prindërit.

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë.

Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese.

Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!

Ministria e arsimit duhet të reagoj menjëherë dhe ti kthehet përgjegjësive që i takojnë kur merr vendime të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb