Ish banori i “Big Brother Vip”, Meridian Ramçaj ka ardhur në një rrëfim ndryshe në emisionin ‘FitStation’ nga Çenkuela Hasa.

Në një rrëfim për karrierën dhe familjen, Meridiani nuk nguroi të tregonte dhe dashurinë e madhe që ka për ëmbëlsirat, duke zbuluar gjithashtu edhe përpjekjet e ndryshme për të humbur peshë. Një nga zhgënjimet më të mëdha sipas tij ka qënë vendosja e balonit gastrik.

“Unë gjithmonë kam patur problemin e shëndetit, shëndoshu, dobësohu. Në 2014 kam provuar balonin gastrik. Për mua një nga mashtrimet më të mëdha është baloni gastrik, atë ditë që ti e vendos nuk t’i tregojnë të gjitha truket e balonit. Kur e vendos balonin ai zë gjysmën e stomakut, dhe nëse ti e tejkalon atë, se e dimë që stomaku është një muskul që zmadhohet, dhe pa e kuptuar të shtosh dhe një kafshatë përditë, dhe stomaku ka tendencën për t’u zmadhuar pavarësisht se është baloni”, u shpreh Meridiani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb