Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio i është përgjigjur përmes një letre kërkesës së Presidentit Meta për t’u shprehur në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

Në letër theksohet se Komisioni nuk mund të aprovojë procedurën urgjente, por do ndjekë procedurën e zakonshme duke e marrë në shqyrtim kërkesën në dhjetor.

LETRA E PLOTE

I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj tek Komisioni i Venecias.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb