VENEZUELË
Nëntë ushtarakë venezuelianë u dënuan përfundimisht me burg me akuzën për komplot për rrëzimin nga pushteti të presidentit Nicolas Maduro në 2014, njoftoi të enjten gjykata e Lartë e Drejtësisë (TSJ).

Dënimet variojnë nga pesë në tetë vite burg.

Në mesin e të dënuarve renditen gjeneral Oswaldo Hernandez, oficeri i Lartë i ushtrisë në pension, José Delgado dhe shtatë oficerë të tjerë të Forcave Ajrore, të Këmbësorisë dhe asaj Detare, sipas një komunikate të Gjykatës së Lartë, përcjell atsh.

Organi më i lartë i drejtësisë konfirmoi dënimet e shpallura në shkallën e parë pasi Gjykata e Kasacionit dhe një Gjykatë ushtarake hodhën poshtë kërkesat e depozitura nga ushtarakët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: