Mjeku specializant i orl në spitalin e Bolonjës, Andi Abeshi në një lidhje live në ‘’News24’’ ka folur për situatën në Itali.

Abeshi shprehet se situata vijon të jetë kritike në Itali pasi vdekshmëria ka kaluar në 10% teksa ventilatorët janë ezauruar në nivel kombëtar.

Ai shton se në këtë mënyrë po fillojnë disa trajtime farmakologjike të cilat jo të gjitha kanë efikasitet por në këto kushte po bëhen trajtime eksperimentale.

Po ashtu ai ka dhe një apel për shqiptarët teksa thotë se Shqipërisë nuk i mungojnë mjekët e mirë por ka mangësi në mjetet respiratore dhe kështu popullata duhet që të vetëkarantinohet dhe izolohet pasi duke marrë shembullin e Italisë ai u shpreh se në dy javë kjo metodë jep efekt.

”Sitauta është mjaft kritike. Vdekshmëria ka kaluar 10% dhe ka tejkaluar çdo statistikë. Ndërkohë në spitalin ku jam unë shumica e pacientëve janë në terapi intensive. Këtu nuk kemi shifra në fakt zyrtare.

Grupmosha, pjesa më e madhe mbi 80% janë mbi 65 vjeç. Edhe pacientë që nuk kanë patologji shoqëruese apo patologji të tjera.

Ka edhe të rinj, goxha pak janë fatmirësisht. Sa i përket pacientëve të shtruar në regjim reparti. Ata që nuk kanë nevojë për terapi ventilatore, trajtohen me terapi ndihmëse.

Sa I përket pacientëve të shtruar në terapi intensive, ka disa protokolle trajtmi, kryesorja është ajo ventilatore. Në nivel kombëtar janë ezauruar të gjithë ventilatorët.

Sa i përket terapive të tjera, përveç ventilatores janë disa trajtime farmakologjike. Jo të gjitha kanë dhënë efikasitet, por kur numri ka kaluar pritshmëritë po provohen edhe trajtime ekperimentale. Për momentin kohët e fundit po përdoret një terapi biologjike, një ilaç. Kanë dhënë për momentin disa prova. Është shumë variabël. Pacientët që trajtohen me këto medikamente variojnë nga 1 javë në 3 javë. I hershmi nuk cilësohet si pozitiv. Ky rekuperim i hershëm shoqërohet me përkeqësim pas disa ditësh. Ka pasur raste në ditët e para, nuk më rezulton kjo gjë për momentin.

Bolonja pavarësisht raste të vendit ka pak dhe kryesisht janë të importuara nga veriu. Sa i përket qendrës ku unë jam po trajtohen të gjithë pacientët por jemi në ezaurim të vendeve.

Masat po respektohen nga pjesa më e madhe e popullsisë, ka pak raste por janë vendosur gjoba. Nuk kemi lëvizje strikte si në Tiranë, lëvizim kur të duam vetëm duke respektuar distancën. Jashtë qytetit lëvizjet vetëm kur ka arsye madhore. Në këto ditë njerëzit duhet të vetëkarantinohen pasi është mënyra më e mirë. Marrim shembullin e Italisë. Vetëm dy javë më përpara u vendos izolimi total dhe ka rezultate. Në një vend si Shqipëria ku mjekët e mirë nuk mungojnë por nuk ka facilitete të terapisë intensive. Të paktën për dy javë. Nuk mendoj se është ndonjë gjë shumë e vështirë për t’a përballuar.”- tha Andi Abeshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb