Kualifikimi për në Botëror nuk kishte si të ndodhte për Italinë pasi grupi ishte i përçarë prej kohësh. “Corriere della Sera” zbulon se mes lojtarëve dhe trajnerit gjithçka kishte marrë fund që pas ndeshjes me Spanjën të humbur 0-3. Kjo pasi futbollistët nuk janë aktivizuar në rolin e tyre nga tekniku Ventura, me Insigne si mesfushor dhe shpesh Darmian si ‘winger’ në krahë. Përplasja e fundit ishte me De Rossi-t që në takimin me Suedinë nuk pranoi të futej në fushë për shkak se ato minuta ishte më e arsyeshme për të aktivizuar një sulmues.

“Do të ishim më mirë me Gigi-n (Buffon) në rolin e lojtarit, kapitenit dhe trajnerit. Tani jemi një anije pa komandant, në mes të stuhisë”. Ky ka qenë mesazhi që më i shpërndarë ndërmjet futbollistëve “axurr” pas ndeshjes me Spanjën, që tregon më së miri situatën që ka mbizotëruar tek të kaltrit.

Më e çuditshmja ishte me Venturën që nuk pranoj të jepte dorëheqjen pas barazimit 0-0 që i kushtoi Italisë Botërorin, në pritje në pritje të një ceku prej 800 mijë eurosh që do të merte nëse shkarkohej, gjë e cila ndodhi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb