Piktura “Zog me Granatë” nga artisti misterioz i rrugës, Banksy, u shit sot në ankand në Holandë për 170 000 euro (202 500 dollarë).

“Vepra e artit, e krijuar në 2002, i shkoi një koleksionisti holandez”, njoftoi shtëpia e ankandit “Hessink’s” në Zwolle.

Imazhi, i vënë në dispozicion nga “Hessink’s”, tregon një zog me një granatë dore të varur në sqep.

Identiteti i Banksy-t vazhdon të mbetet një mister.

Dihet që ai vjen nga Bristoli, në jugperëndim të Anglisë dhe u vendos në Londër në fund të viteve 1990.

Ai bëri emër me imazhet kritike shoqërore dhe kryesisht të diskutueshme, që shpesh shfaqen pa paralajmërim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: