Regjisori Kiço Londo vë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, premierën e “Elektrës”. Vepra e shkruar nga Sofokliu, vjen me një koncept ndryshe duke kërkuar dritën dhe duke treguar hakmarrjen.

“Elektra” e Sofokliut vjen nga e hëna në të mërkurë gjatë gjithë muajit shkurt në Teatrin Eksperimental. Nën regjinë e Kiço Londos koncepti synon të rivijë ndryshe.

“Ne kemi krijuar Elektrën tonë, që ka mbetur një paradoleshente 12 vjeçe, që as qesh, as qan, as këndon, as gëzon, as ndërrohet, as lahet. E gjithë qenia e saj është fokusuar te hakmarrja. Kemi ndërtuar një shfaqje në kufijtë e primitives. Veprimi i shfaqjes është vendosur në një prag thertoreje”.

Po pse është zgjedhur Sofokliu dhe Elektra? Pse i flasim së sotmes përmes antikitetit dhe si vjen i aktualizuar ai?
“Ky është aktualizimi më i madh, rritja e territorit të dritës. E gjitha kjo është ajo që duam të themi me Elektrën tonë, në një kohë që shoqëria jonë është përmbysur në mënyrë të rrezikshme. Ka një fatalitet, ka një ikje të madhe, që ngjan me ikjen e Orestit i cili kthehet për të marrë hak”.

Shfaqja është produksion i Teatrit Shëtitës Çajupi dhe trajton tema të drejtësisë, familjes, hakmarrjen dhe zemërimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: