Deputeti i PD Saimir Korreshi komentoi në News24 ‘përplasjen’ e kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, duke u ndalur edhe te debatet e brendshme në Partinë Socialiste.
Korreshi theksoi se sipas tij, brenda PS ka debate të forta dhe se kryeministri Rama sillet me arrogancë me të tijtë. Ndërsa për Elisa Spiropalit, Korreshi shprehet se ajo ka mbajtur një qëndrim konstante në reagimet e saj.
“Debati nuk është i pari në PS, por janë shumë të kujdesshëm për të mos i nxjerrë në media. E kemi të konfirmuar nga vetë ata. Për zonjën Spiropali ka qenë konstante në qëndrimin e saj përballë Ramës. Kërcënimet u bënë mediatike. Brenda PS unë e them është një parti hibride, nuk është një PS. Socialistë të vjetër e urrejnë mënyrën se si sillet Rama, me arrogancë me të gjithë. Ju e keni parë që ministrat nuk dinë gjë, rrinë si të shokuar kur emërohen apo zëvendësohen…Përveç Ballukut… Po të shohësh në qeverinë e re i ka pasur të gjithë të deleguar, i fshinin djersën i mbanin çantën…Duket qartë se si janë ndarë formacionet”, tha ai.
Më tej Korreshi se PS sot, nuk ka lidhje me aspiratat e saj, duke nënvizuar se Balluku ka sjellë të gjithë ata persona që i kanë qëndruar pranë.
Gjithë ato politikanë të vjetër, e gjithë kjo kategori e vjetër, që e shohin ca të rinj që nuk dinë se çfarë janë por thjesht, marrin vendime me regji. Drejtuesit politikë janë më ithtarët e vjedhjes së votave. Në Lushnje që nga dita që ka ardhur Balluku, nuk ka sjellë një investim.”, shtoi ai.
