Drejtuesit e një karteli droge ne Meksike dorëzuan te autoritetet vendase vrasësit qe dyshohet se morën peng dhe ekzekutuan disa turiste amerikane pak dite me pare. Fraksioni i kartelit Scorpions u kërkoi falje banorëve të Matamoros për të shtënat si dhe familjareve të katër amerikanëve, dy prej të cilëve mbetën te vrare.
“Ne kemi vendosur të dorëzojmë ata që ishin të përfshirë drejtpërdrejt dhe përgjegjës në ngjarje, të cilët në çdo kohë vepruan nën vendimmarrjen e tyre dhe mungesë disipline,” thuhet në letrën e drejtuesve te kartelit te drogës, duke shtuar se ata individë kishin shkelur rregullat e bandës, të cilat përfshijnë “respektimin e jetës dhe mirëqenies së të pafajshmëve”.

Dy nga amerikanët dhe një grua meksikane vdiqën pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj tyre me 3 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb