Burg pa afat për 57-vjeçarin që abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren nga Kuçova. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kuçovës. 57-vjeçari Ajet Dume është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 2-vjetësh me një vajzë të mitur 10-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.

Të shpërngulur nga një fshat i Skraparit, familja e 10-vjeçares ishte vendosur në dy dhoma në ruajtje, pronësi të 57-vjeçarit të cilat ndodheshin në të njëjtin banesë. Gjatë denoncimit 10-vjeçarja, e shoqëruar nga prindërit dhe një psikologe, ka shpjeguar gjithë historinë e abuzimit 2-vjeçar.

Pas denoncimit të bërë nga minorenia 10-vjeçare, si dhe vizitës mjeko-ligjore, është vërtetuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike. Pasi ka kryer të gjitha veprimet e para proceduriale, policia e Beratit vuri në pranga 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”. Ndërkohë, Gjykata e rrethit Berat ka dhënë masën arrest në burg për 57-vjeçarin Ajet Dume.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb