Reshjet e pandërprera të dëborës të nisura që në orët e para të ditës së sotme kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit nga Bulqiza në drejtim të urës së Vashës. Intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 5 centimetra, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë gjendur të papërgatitur.

Momentalisht në rrugë nuk ka asnjë borëpastruese ndërsa autoritetet vendore ju bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Policia Rrugore e Dibrës ka dalë në pikat kyçe ku mund të ketë probleme, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: