Vetëm një në tre pacientë të prekur nga koronavirus  shërohet plotësisht.

Sipas hulumtimit të publikuar në Annals of Clinical and Translational Neurology , simptomat neurologjike më të zakonshme që zgjasin deri 6 muaj pas shërimit, ishin lodhja dhe dhimbja e kokës (89.3 dhe 80.4%, respektivisht). Dëmtimi i kujtesës dhe ulja e përqendrimit (68.8 dhe 61.5%, respektivisht) ishin simptomat më të zakonshme pas gjashtë muajsh, megjithëse të gjitha simptomat treguan, mesatarisht, zbutje të konsiderueshme pas gjashtë muajsh.

Ekipi hulumtues nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, ekzaminoi 56 pjesëmarrës me simptoma neurologjike (29% me një sëmundje të mëparshme neurologjike, si skleroza e shumëfishtë), pas infeksionit akut SARS-CoV-2, virusi që shkakton infeksion koronar. Nga 9 tetori 2020 deri më 11 tetor 2021, 27 prej tyre u riekzaminuan nga shkencëtarët 6 muaj më vonë.

Pas gjashtë muajsh, u vu re remision i plotë i simptomave në 33.3% të pjesëmarrësve. Mesatarja e rezultateve të vlerësimit kognitiv u përmirësua në përgjithësi nga fillimi deri në gjashtë muajt. Rezultatet e pjesëmarrësve u ulën në 26.3%.

“Fakti që aftësia njohëse dhe cilësia e jetës së njerëzve vazhdojnë të ndikohen në një masë kaq shumë muaj pas infeksionit fillestar është diçka që ne duhet ta shikojmë me vëmendje”, thanë autorët e studimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb