* Oferta më e favorshme në treg për biznesin tuaj nga ProCredit Bank.
Në mënyrë që të nxisë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndërkombëtare të biznesit tuaj në të gjithë Europën Juglindore, bankat ProCredit ju ofrojnë sistemin e pagesave ProPay, i cili ju lidh me partnerët tuaj në të gjithë rajonin. Transfertat ProPay realizohen midis rrjetit të përbërë nga 11 bankat ProCredit që operojnë në Europën Juglindore dhe Gjermani, duke ofruar komisione të favorshme dhe kohë shumë të shkurtër procesimi.
Cilët klientë mund të përfitojnë nga Transfertat ProPay?
Klientë të bankave ProCredit që operojnë në rajon si biznese, individë dhe institucione publike.
Ku mund të përdoret sistemi i pagesave ProPay?
Shqipëri, Gjermani, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Gjermani, Rumani dhe Ukrainë.
Pse ProPay?
Për të përfitur nga pagesa të shpejta me kushte prefenciale për/nga partnerët tuaj të biznesit.
Përfitimet për transfertat ProPay:
•Kosto e ulët – vetëm 2.5 Euro/Dollar brenda rrjetit të bankave ProCredit.
•Transfertë pa komisione – për përfituesin e fondeve.
•Shpejtësi –përfituesi i transfertës pret fondet brenda së njejtës ditë.
Urdhëro trasnfertat përmes platformës e-Banking dhe përfito nga këto kushte.
Si një bankë Gjermane ProCredit Bank punon vazhdimisht në krijimin e kushteve më të mira në mënyrë që klientët e saj të shërbehen sipas standardeve Europiane. Banka ProCredit në Gjermani është banka e vetme korrespodente për transfertat për të gjithë grupin e bankave ProCredit, gjë e cila siguron transferta të shpejta dhe me çmime të ulëta.

Gjithashtu pagesat ndërkombëtare që urdhërohen përmes platformës e Banking jashtë rrjetit të bankave ProCredit kanë çmime të favorshme. Ju përfitoni 0 komision për transfertat ndërkombëtarë hyrëse dhe vetëm 15 Euro komision (“Sha” dhe “Ben”) për transfertë, pavarësisht shumës së transfertës që urdhëroni.

Më poshtë komisionet që ofrohen për transferta dalëse përmes e-banking, jashtë rrjetit të bankave ProCredit:

ProCredit Bank, Banka Juaj Partnere!
tabela
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: