Gian Piero Gasperini e kishte të pamundur të shfaqej i qetë në konferencë për shtyp, ai karton i kuq për Freuler pas vetëm 17 minutash lojë nuk është pritur mirë nga trajneri i Atalanta: “Na vjen keq që nuk mundëm të luanin atë ndeshje që dëshironim. Ishte një ndeshje që u shkatërrua nga një episod, më pas ishim të detyruar të mbroheshim, e bëmë mirë diçka të tillë por në fund ai gol ishte një mëkat. Do të ishte më bukur nëse luanim si të barabartë, kontaktet në futboll nuk mund të zhduken, kjo është një vetëvrasje për futbollin. Nuk mund të them asgjë më shumë se më pas UEFA më përjashton për dy muaj. Kualifikimi? Mjafton të shkojmë në Madrid dhe të fitojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër, por kjo ndeshje peshon shumë”, u shpreh trajneri i Atalanta.

Zidane
Zidane

As Zinedine Zidane nuk është i kënaqur plotësisht, kjo ishte një ndeshje ku vetëm rezultati i la një shije të mirë: “Nuk di të them nëse kartoni i kuq ishte i drejtë, i takon arbitrit të marrë vendime. Nuk luajtëm mirë por e rëndësishme në fund ishte rezultati. Provuam ta fitonim ndeshjen në të gjithë mënyrat, tani është dhe ndeshja e kthimit dhe gjithçka është e hapur, duhet të luajmë më mirë në ndeshjen e kthimit”, theksoi trajneri i Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb