TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur kauzën e PD për vettingun në politikë. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Basha shkruan në “Tëitter” se korrupsioni është arsyeja e të gjitha problemeve që ka vendi. Ai thekson se është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsionin dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin.

“Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është #korrupsioni.

Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja.

Ndaj këtë 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsionin dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqenies së tyre. #vettingnëpolitikë”, deklaroi kreu i PD.

Basha Tw
Basha Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb