Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Gerd Hoxha është konfirmuar në detyrë, duke kaluar me sukses procesin e vetingut.

Hoxha në seancën e datës 3 qershor 2021, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ishte konfirmuar në detyrë, por ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që i rekomandojë Komisionerit Publik të ankimonte vendimin për të.

Kështu që me vendimin e sotëm të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Gerd Hoxha ka marrë konfirmimin përfundimtar për kalimin e shkallës së parë të vettingut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb