Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha nga foltorja e Kuvendit se nuk mund të behët veting i pastër në politikë kur krimi është i lidhur me institucionet politike në vend.

Ai tha se gjendja është shumë e rëndë dhe për këtë ka vetëm një përgjegjës që është kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama. Duke shtruar pyetjen se ku do të shkojnë eksponentët e Partisë Socialsite si Dako, Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, Spaho nënvizoi se Rama i mbron për interesin politik të tij.

“Pse kemi mbërritur deri këtu. Përgjigja është vetëm një. Është ky kumbari që rri në karrigen kryesore, i etur për pushtet  aktivizon takamet e të gjithë kriminelëve. Nëse këto ndryshime do të miratoheshin, pyetjet vijuese do ishin: Po Vangjushi ku do shkojë, i cili transferon votues për interesat e veta. Ku do ta çonin Cyrben, i cili shërben në Tiranë dhe Durrës. Ku do ta çonin Damianin, ku do të shkojë Ulsi. “, tha ai.

Mes tjerash, Spaho foli edhe për indiferencën e Prokurorisë për projektin abuziv tek “Unaza e Re”.

“Edhe ti Taulant ke deklaruar se e ke mik familjar një person, i cili është dënuar me 21 vite burg për trafik kokaine. Ta dinim kështu nuk do bëheshim  trafikant dhe jo deputet, edhe ne merrnin ndonjë gjë. Nëse keni vullnet hajde të bëjmë vetingun në politikë. Çfarë reformash do të bëni ju kur politika është e lidhur me krimin. Prokuroria nuk ka ndaluar asnjë përgjegjës te Unaza e Re, për çfarë reforme flasin kur djali i deputeti Rraja  dënohet me shërbim prove.”

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: