DURRËS- Shumë qytetarë durrsakë të cilët në orën 05:00 të mëngjesit dalin për vrap e për xhiro bregut të detit, kanë parë një skenë shumë të trishtë mëngjesin e sotëm.

Një viç i cili është blerë nga një kasap në Durrës për t’u therur, i ka shpëtuar të zotit dhe ka vrapuar mes për mes qytetit. Viçi ka përshkuar të gjithë qendrën e qytetit nga bashkia deri te shëtitorja “Taulantia”.

Kur ka mbërritur në fund të shëtitores, te statuja e peshkatarit pranë Sfinksit, viçi nuk është menduar dy herë, por është futur në det e ka notuar për më shumë se tre kilometra. Kasapi ndërkohë ka marrë një skaf për të arritur kafshën që ishte larguar me not, duke lënë pas edhe zonën e njohur si ‘Batllat’. Por aty viçi ‘kokëfortë’ ka notuar sërish drejt bregut të detit, dhe ka dalë në afërsi të një hoteli në këtë zonë.

Veprimet e pazakonta të kafshës nuk janë ndalur me kaq. Ai ka plagosur edhe një plak i cili po qëndronte te një nga stolat që ka vendosur bashkia në këtë zonë. Për ta ndaluar hovin e frikshëm të viçit, kasapi e ka qëlluar me spirancën e skafit. Të gjithë njerëzit që kanë parë këtë skenë thanë se kafsha e gjorë ngordhi pasi u godit me spirancë.

Qytetarë të ndryshëm treguan për “DurrësLajm” se kafsha vraponte në rrugë e me të njëjtën shpejtësi notonte edhe në det, por nuk mundi t’i shpëtonte kasapit që e kish blerë për ta therur. E gjithë ko skenë ka zgjatur deri në orën 6:00 të mëngjesit të sotëm. Videoja amatore është xhiruar nga një prej dëshmitarëvë të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: